Kombëtarja e Shqipërisë ka nisur stërvitjet para ndeshjes miqësore kundër Uellsit.
Kuqezinjtë kanë zhvilluar sot seancën e parë stërvitore, shkruan FrontOnline.
Skuadra e Edi Rejës stërvitjen e parë e ka mbajtur në ambientet e parkut sportive të “University of South Wales”.
Shqipëria do të përballet në miqësoren e parë të muajit qershor, ndërkohë për Uellsin kjo sfidë kontrolluese është e mirëseardhur para fillimit të Kampionatit Evropian “Euro 2020”.
Ndeshja miqësore ndërmjet Uellsit dhe Shqipërisë luhet të shtunën me fillim nga ora 18:00./FrontOnline/