Përfaqësuesja e Kosovës po vazhdon punën për ndeshjen e së mërkurës ndaj Malit të Zi.
Djemtë tanë janë maksimalisht të motivuar dhe të vetëdijshëm për rëndësinë e madhe të ndeshjes, përcjell FrontOnline.
Përfaqësuesi Bujar Qerimi nuk ka mundur të udhëtoj nga Belgjika për dy ndeshjet e kësaj jave.
Ai pas ndeshjes me Rumaninë doli pozitiv në testin për koronavirus.
Ka qëndruar për një kohë i shtrirë në spital dhe tashmë ka marrë veten. Por mjekët ia kanë ndaluar që të udhëtoj nga Belgjika në Kosovë për shkak të shëndetit.
https://www.facebook.com/kosovahandballfederation/posts/4055602287794320?__cft__[0]=AZXV48AqvuRMYyK6nrjMoN-yPwP3zAdXECqylZml95CqLjqxX6CpSxbZh5hX2kHWF4cNQ639L4rdXKXPbz1FAtZ-mNVsAugYCdtIfVcgr34Q7lLy29vr3xtLsFbGFc7YEcsD_E1jzUX-RZxf-Xh94XOF&__tn__=%2CO%2CP-R
Në mungesë të selektorit, stërvitjet po i udhëheq trajneri i parë, Fatmir Muhaxheri. Me portierë po punon Veton Hajrizi.
Qerimi është në koordinim të plotë me shtabin teknik dhe me lojtarët. Komunikimi përmes video-lidhjeve bëhet rregullisht.
Muhaxheri është prej emrave të respektuar të hendbollit kosovar. Ka udhëhequr përfaqësuesen U21 në Botërorin e juniorëve.
Tani, në koordinim me selektorin Qerimi, do ta udhëheq përfaqësuesen A në ndeshjen më të rëndësishme deri më tani./FrontOnline/