Në prag të festave të nëntorit, kur Kosova shënon 23 vjetorin e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka kujtuar këto ditë përmes një video.
Me ç’rast thekson se Kosova në këtë 23 vjetor të daljes publike të UÇK-së ka plotë momente për tu mburrur.Haradinaj ka kujtuar edhe njeriun i cili tashmë po përballet me drejtësinë ndërkombëtare, shefin e grupit parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi i cili kishte lexuar fjalimin e madh, ku kosovarëve po iu tregohej se djemtë e tyre ishin bashkuar rreth një kauze të përbashkët për çlirimin e atdheut.