Para fillimit të Kampionatit Evropian “Euro 2020”, janë aranzhuar shumë ndeshje miqësore të kombëtareve evropiane.
Sonte, gjithsej do të zhvillohen tetë ndeshje të tilla, shkruan FrontOnline.
Sonte, vëmendjen kryesore e ka ndeshja në “Riverside Stadium” mes Anglisë dhe Austrisë.
Nga ana tjetër, ndeshje interesante pritet të zhvillohet edhe në Nice mes Francës dhe Uellsit.
Kurse, Kombëtarja gjermane do të ketë punë me Danimarkën.
Ndryshe, “Euro 2020” fillon më 11 qershor, derisa ndeshja e parë do të luhet në “Olimpico” mes Turqisë dhe Italisë./FrontOnline/