Sot në Podujevë, në prag të 8-vjetorit të vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, në nder të tij u organizua Turneu Memorial i Pingpongut në Palestrën e Sporteve “Hakif Zejnullahu”.
Lidhur me këtë, kryetari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi tha se Dehari përveçse një aktivist politik dhe student shembullor, ishte edhe një sportist i dalluar.
“Për këtë arsye sivjet janë organizuar turne memoriale në futboll, shah dhe pingpong në disa komuna për ta nderuar atë mes shokëve, aktivistëve dhe qytetarëve. Do ta kujtojmë gjithmonë Astritin për aktivizmin dhe sakrificën e tij. Lavdi jetës dhe veprës së Astrit Deharit!”, shkruan tutje Bulliqi.