Në Pejë sot është mbajtur turneu tradicional “Judo for Peace”.
Në këtë garë mori pjesë ekipi kombëtar i Shqipërisë, i cili e bëri turneun shumë më interesant, derisa u paraqit edhe kampioni evropian, Akil Gjakova, i cili tregoi nivel shumë më të lartë sesa kundërshtarët tjerë, përcjell FrontOnline/
Sido që të jetë turneu ishte i bukur dhe solli luftëra shumë interesante.
Postimi i trajnerit Driton Kuka në rrjetet sociale:
“Një garë e bukur me shumë pjesëmarrës dhe me luftëra të forta e interesante. Në mes tjerëve mori pjesë edhe Kampioni Aktual Evropian Akil Gjakova i cili dëshmoj nivel tjetër në raport me kundërshtarët e tij!
Në luftëra kishte shumë talente të rinj dhe premtues, prezenca e Ekipit Kombëtar Shqiptar ishte vlera e shtuar në garën e mbajtur sot”./FrontOnline/