Blaka deklaron se kjo është mbledhje e zakonshme dhe se edhe pikat e rendit të ditës nuk do jenë të veçanta.
“Mbledhja e Kryesisë së AAK-së mbahet në ora 11.00, pikat e rendit të ditës janë të zakonshmet, sepse mbledhja është e zakonshme jo diçka e jashtëzakonshme. Do të flitet për zhvillimet politike në përgjithësi por edhe për zhvillimet e brenda e te brendshme, pikë tjetër do jenë edhe zgjedhjet lokale.”, deklaroi Blaka për Blic.
Kur u pyet se a do të flitet për largimet që po ndodhin nga AAK dhe për dyshimet për manipulime me vota, Blaka thotë se mesiguri dikush do i hapë edhe ato tema.
“Nuk e kam parë rendin e ditës por sigurisht se dikush do e hapë edhe atë temë”, thotë ai.