Flori Gjini dhe Donaldi kanë filluar një zënkë në rrjete social.
E gjitha kjo nisi nga një batutë e Donaldit në emisionin e tij, të premten.
Së fundmi, ai ka postuar një video në rrjete sociale, ku shfaqet me një varëse në qafë ndërsa thumbon drejtpërdrejt aktorin e humorit.
“Në këto 24 orë kam pasur shumë mesazhe dhe shumë më kanë pyetur për përgjigjen që duhet t’i japë Orit për ‘Pushime on top”. Është e vërtetë nuk është shuar bota, por dashuria jonë ka qenë shumë e madhe në këto 5 vite dhe ne nuk e njohim tradhtinë me thënë të vërtetën. Kështu që për të gjithë ju që më keni pyetur përgjigjen time e dini tashmë”, thotë ai teksa videon e mbyll duke treguar një medalion që mbante në qafë e duke u shprehur me fjalët “përgjigjen time e dini tashmë”.
Bora postoi një video në rrjetet sociale ku thoshte: “Unë e dua shumë Semin dhe e njoh shumë mirë. Ndryshe nuk do ishte pjesë e jetës sime. Ndërsa sa i përket situatës tjetër ju e dini qëndrimin tim pavarësisht provokimeve që mund të bëhen”, duke treguar varësen që Donaldi i dhuroi në përvjetorin e lidhjes.
Ndryshe, Donaldi dhe Bora janë komentuar gjatë për rikthimin e tyre së bashku./Lajmi.net