Ankuesi mashkull ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në zyrën e tij në Prishtinë dhe nga kasaforta kanë vjedhur rreth 3 mijë e 500 euro para të gatshme.
Përpos kësaj të njëjtit raportohet të kenë vjedhur edhe cigare, vlera e të cilave nuk dihet ende.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Ankuesi mashkull kosovar raporton se persona të pa njohur kanë hyrë në zyrën e tij dhe nga kasaforta kanë vjedhur rreth 3500 € para të gatshme si dhe disa pako me cigare vlera e të cilave ende nuk dihet. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin e Policisë./FrontOnline/