Në një fermë kafshësh por e pashfrytëzuar në fshatin Stançiq të Gjilanit dyshohet se aty po kontrabandohet duhan.
Në fermën e cila gjendet në zonën kufitare me Maqedoninë e Veriut paraditen e së martës janë gjetur 29 thasë me duhan të përpunuar.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bën të ditur se dyshimet e para janë se duhani është kontrabanduar përmes rrugëve ilegale nga Maqedonia e Veriut.
“Fsh. Stançiq, Gjilan 24.11.2020 – 08:30. Njësia policore gjatë patrullimit me zonën kufitare me Republikën e Maqedonisë së Veriut kanë hasur në një fermë kafshësh e pa shfrytëzuar për kafshë dhe pas dyshimit kanë bërë kontrollimin e saj, ku gjatë kontrollit kanë gjetur 29 (njëzet e nëntë) thasë me duhan të papërpunuar. Pasi që dyshohet se duhani është i kontrabanduar për mes rrugëve ilegale nga Republika e Maqedonisë së Veriut si dhe pronari është duke jetuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Ndërkaq me urdhër të prokurorit duhani është konfiskuar dhe dërguar në Doganën e Kosovës.
“Me urdhër të prokurorit kujdestar malli (duhani) konfiskohet dhe dërgohet në Doganën e Kosovës”, thuhet në raport. /FrontOnline/