Federata e Futbollit e Gjeorgjisë ka konfirmuar stadiumin, ku do t’i zhvillojë tri ndeshjet e ardhshme eliminatore për Kupën e Botës “Katar 2022”.
Stadiumin e ri në Batumi, Gjeorgjia ka vendosur ta inaugurojë në ndeshjen ndaj Përfaqësueses së Kosovës, shkruan FrontOnline.
Ndeshja në fjalë zhvillohet më 2 shtator.
Ky stadium është ndërtuar për dy vite e gjysmë dhe duket të jetë tejet modern.
Besohet se ky projekt ka kushtuar 141 milionë euro, teksa në këtë stadium mund të ulen 20 mijë tifozë./FrontOnline/