Në mungesë të kuorumit nuk është hedhur fare në votim projektligji mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021 në komisionin për Buxhet dhe Transfere.
kryetari i këtij komisioni Hekuran Murati, tha se kjo pikë e rendit të ditës do të shtyhet për mbledhje tjetër.
“Projektligji i buxhetit shtyhet për mbledhje tjetër.”, tha ai.
Në komision ishin vetëm deputetët Hekuran Murati, Yllza Hoti dhe Fatmir Rexhepi.