×
  • Lajme
  • Lajme

    Në mungesë të kuorumit nuk hidhet në votim raporti vjetor i KPMM

    FrontOnline
    12 Tetor 2020

    Në mungesë të kuorumit nuk është hedhur në votim raporti vjetor i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2019, pasi në sallën ishin vetëm 53 deputetë.

    Ky raport ka marrë përkrahjen e komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, por jo edhe të Komisionit për Buxhet dhe Transfere.

    Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Hekuran Murati, ka treguar arsyet se pse nuk e kanë përkrahur këtë raport, derisa tha se edhe si grup parlamentar i LVV-së nuk e përkrahin.

    Murati: Nuk e përkrahi dhe i rekomandon Kuvendit që të mos e miratoj atë

    “Të njëjtin nuk e përkrahi dhe i rekomandon Kuvendit që të mos e miratoj atë. Si çështje kryesore që ishin në lidhje me këtë raport ka të bëjë me vonesës që është identifikuar në raportin e auditimit në shqyrtim të aplikacioneve për licenca e cila derisa zgjat deri në 24 muaj. Kjo praktikë zakonisht e vonesës për kthim të përgjigjes qon edhe në praktika korruptive pastaj, hap mundësinë për korrupsion. Po ashtu, janë vërejtur edhe shpenzime të larta të paarsyetuara për udhëtime zyrtare jashtë vendit, andaj si rrjedhojë komisioni nuk e ka mbështetur këtë raport. Ne si grup nuk e mbështesim këtë raport meqenëse ky institucion përbënë hallkën kryesore në mbrojtje të mjedisit dhe të gjithë e dimë se në çfarë gjendje është mjedisi marrë parasysh gurthyesit ilegal, edhe kemi arritur në një situatë të tillë ku degradimi i ambientit ka arritur në pikë kritike.

    Nga grupi parlamentar i LDK-së, deputeti Fidan Rekaliu, tha se e mbështesin dhe do ta votojnë raportin në fjalë.

    Përkrahje i ka dhënë edhe grupi parlamentar i PDK-së, ku deputeti Ferat Shala, tha se raporti është gjithëpërfshirës.

    Shala: Kemi realizim të buxhetit mbi 97 përqind

    “Implementimin e të gjitha projekteve buxhetore për vitin paraprak, kemi realizim të buxhetit mbi 97 përqind dhe realizim të gjithë parametrave të planifikuar mbi 90 përqind. Konsideroj që ky rregullator është jashtëzakonisht i konsoliduar përkundër sfidave që i ka shoqëria jonë…grupi parlamentar i PDK do ta mbështetë raportin dhe kërkojë nga të gjithë kolegët që ky raport të mbështetet në mënyrë që t’i hapim perspektivë edhe sektorin minerar, përpunues dhe mjedisor”, tha ai.

    Edhe grupi parlamentar i AAK-së ka përkrahur raportin e Komisionit të Pavarur për miniera dhe minerale për vitin 2019.

    Deputeti i LVV-së, Salih Zyba, ka pasur kritika sa i përket raportit të komisionit, i cili ka folur për gurthyesit në vend.

    Zyba: A është dikush të paktën një prej këtyre shfrytëzuesve që është jashtë politikës

    “Po e shkëpus vetëm këtë tabelë dhe tabelë e cila sa i përket licencave aktive të shfrytëzimit të vitit 2019 deri më 31.12.2019 thotë janë në shfrytëzim 244 licenca të operimit. Pyetja ime për këta që bëjnë thirrje me e lënë drejtësinë dhe Policinë larg politikës a është dikush të paktën një prej këtyre shfrytëzuesve që është jashtë politikës. Përshtypja e të gjithë qytetarëve të Kosovës është për të pasur dhe për të shfrytëzuar gurthyesit duhet të kesh lidhje me politikën. Prandaj, nuk po e komentoj raportin tjetër vetëm se kjo është shqetësimi për të cilën qytetarët e kanë adresuar”, tha ai.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Dy të rinj të moshës 19-vjeçare janë arrestuar sot në Prishtinë. Sipas Policisë së Kosovës, të arrestuarit dyshohen për rastin “vrasje në...
    Lajme11 Janar 2025
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intensitetit të ndryshueshëm, herë-herë të dendura. Reshjet më...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj ka njoftuar se sonte ka qëndruar në Drenicë, ku...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj ka njoftuar se sonte ka qëndruar në Drenicë, ku...
    Vip11 Janar 2025
    Sot në fillim të spektaklit të Big Brother VIP Albania, u shfaq një videoklip që përmbledhte momentet më interesante dhe provokuese të...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër e ka përfunduar fjalimin e tij, duke u bërë thirrje qytetarëve që ta votojnë PDK-në dhe numrin...
    Vip11 Janar 2025
    Xheneta dhe Driloni kanë pasur një bisedë ku me shaka i kanë hedhur kunja njëri-tjetrit. Ishte Xheneta ajo që e ngacmoi Drilonin...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër ka pasur një thirrje edhe për ata që e kanë votuar Vetëvendosjen dhe ndihen të zhgënjyer ose...
    Lajme11 Janar 2025
    Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët për rreth 5 vite...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.