×
  • Lajme
  • Tenderët
  • Lajme

    Në muajtë e fundit të mandatit Ahmeti shpall tenderin 2,4 milionësh (dokument)

    FrontOnline
    08 Korrik 2021

    Komuna e Prishtinës e cila drejtohet nga Shpend Ahmeti ka shpallur tenderin prej 2,4 milionësh për mirëmbajtjen e rrugëve dhe trotuareve në komunën e Prishtinës, raporton “Front Online”.

    Në njoftimin për kontratë thuhet se tenderi në fjalë është ndarë në 11 lote që përfshinë gjithë territorin e komunës së Prishtinës.

    Për Operatoret Ekonomik (OE) që aplikojnë në këtë proces prokurimi duhet të kenë një vërtetim nga administrata tatimore e vendit të themelimit të Operatorit Ekonomik, se operatori ekonomik në fjalë nuk është me vonesë për pagimin e tatimeve së paku deri në tremujorin e fundit të vitit para dorëzimit të tenderit.

    Sipas njoftimit të publikuar thuhet se ky vërtetim kërkohet vetëm nga Operatori Ekonomik qe propozohet për shpërblim te kontratës dhe dorëzohet te Autoriteti Kontraktues para publikimit te Njoftimit mbi Vendimin e Autoritetit Kontraktues, raporton “Front Online”.

    “Dëshmi se kompania nuk është ne falimentim ose nën administrim te dhunshëm gjyqësore te lëshuar nga Gjykata – kërkohet origjinali vetëm nga Operatori Ekonomik qe propozohet për shpërblim te kontratës dhe dorëzohet te Autoriteti Kontraktues para publikimit te Njoftimit mbi Vendimin e Autoritetit Kontraktues” thuhet në njoftim

    Gjithashtu, Operatori Ekonomik duhet t’i ofrojë dëshmi të kënaqshme Autoritetit Kontraktues se qarkullimi vjetor i Operatorit Ekonomik, gjatë tre viteve të fundit fiskale ka qenë prej jo më pak se Loto 1- 160,000.00 €, Loto 2- 170,000.00 €, Loto 3- 220,000.00 €, Loto 4- 170,000.00 €, Loto 5-220,000.00 €, Loto 6- 170,000.00 €, Loto 7- 130,000.00 €, Loto 8- 80,000.00 €, Loto 9- 100,000.00 €, Loto 10-80,000.00 €, Loto 11- 100,000.00 €, raporton “Front Online”.

    Ofertat për këtë proces milionësh prokurimi pritet të hapen me 26.07.2021, raporton “Front Online”

    Nga Rubrika
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës ka bastisur sot objektin ku janë zhvilluar aktivitete të të ashtuquajturës Drejtori e Urbanizmit të Komunës paralele në veri...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, është miratuar shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të qeverisë për të datës...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati pas mbledhjes së Qeverisë ka mbajtur një konferencë për media. Ai në fjalën e tij para mediave...
    Të tjera
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Kosova po përballet me mungesë të rrymës gjatë ditëve të fundit, e në disa qytete ndërprerja është më e theksuar. Madje, në...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë të Publike të Kosovës ka njoftuar se është konfirmuar një rast i infektimit i importuar të Mpox, i...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Një familje kosovare është ankuar për bllokada të shumta gjatë rrugës nga Zvicra për në Kosovë. Sipas familjes Islami, “një udhëtim i...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Ditëve të fundit Kosova është përballur me probleme të furnizimit me energji elektrike, për shkak të mbingarkesës në rrjetit. Ministria e Ekonomisë...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) me përkrahje të Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) – Departamentit...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për FrontOnline thotë se si votues jashtë Kosovës në periudhën 29 gusht – 26...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.