Dy puntatat e fundit të “Për’puthe”, ka qenë pothuajse pjesërisht të kushtuar për “Ditën Ndërkombëtare të Gruas”.
E dihet që pas kësaj dite të veçantë, edhe atmosfera në emision ishte më ndryshe.
Mesazhe, dedikime të bukura, e atmosferë prekëse në studio ka shoqëruar shikuesit.
Ndërkohë ditën e djeshme, ishte pikërisht moderatorja e programit, Bora Zemani, e cila do të emocionohej nga një surprizë e këndshme.
Ka qenë pikërisht një nga konkurrentet në rreshtin e vajzave, Laureta Zyba, e cila vendosi t’i bëjë asaj një dhuratë të veçantë.