Në mbështetje të aktores së njohur shqiptare, Adriana Matoshit, e cila sot bëri të ditur se po përballet sërish me tumor në tru, nesër do të organizohet ecja nga Sheshi Zahir Pajaziti deri te Teatri Kombëtar në Prishtinë.
Përmes kësaj ecje thuhet të solidarizoheni me sfidën e Adrianës, për të cilën po luten të gjithë që ta fitoj si çdo sfidë që e ka kaluar në jetë.
Në njoftim thuhet se ecja do të fillojë nesër nga ora 12:00.
Tutje thuhet se përmes kësaj ftohen të gjithë miqtë, artdashësit, dhe familjarët të cilët kanë dëshirë ta përkrahin në këtë luftë dhe ti tregojnë që jemi të gjithë bashkë me të.
Aktorja e njohur sot përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se pas 9 vitesh ajo sërish po përballet me tumorin në tru.
Ajo u diagnostikua për herë të parë me tumor në tru në vitin 2012, kur ishte shtatzënë me fëmijën e katërt.