Në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 640 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, ndërsa kanë vdekur edhe 12 pacientë si pasojë e COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se nga 2634 mostra sa janë testuar, 640 kanë rezultuar pozitive.
Numri total i të infektuarve në Maqedoni të Veriut ka arritur në 25.473, prej tyre 874 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 18.047 pacientë, ndërsa janë 6552 raste aktive.