Adonis Tahiri, drejtor i Inspekcionit në komunën e Prishtinës, gjatë ditës së sotme ka bërë të ditur se është rrënuar një vilë në Makoc.
Ai tha se pas ndërprerjes së punimeve, pala ka vazhduar ndërtimin pa leje, duke shkelur kështu vendimet dhe urdhëresat e përgjegjësve të zonës.
Drejtoria e Inspekcionit, përveç mbikëqyrjes së zbatimit të masave për parandalimin e shpërndarjes së virusit, është vazhdimisht në terren me të gjitha kapacitetet edhe në sektorët e tjerë, thuhet në njoftimin për opinionin.
Pavarësisht numrit të vogël të inspektorëve, i gjithë territori i Komunës së Prishtinës po mbulohet, ashtu që të evidentohen dhe pamundësohen shkeljet e ligjeve dhe rregulloreve.
Sot, sektori i Ndërtimit ekzekutoi vendimin për rrënim një shtëpie (vilë), në zonën kadastrale të Makocit. Pas ndërprerjes së punimeve, pala kishte vazhduar ndërtimin pa leje, duke shkelur kështu vendimet dhe urdhëresat e përgjegjësve të zonës.
Tek të gjitha rastet ku veprohet kësisoj, rrënimi do të jetë i pashmangshëm, thekson njoftimi!