Në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, është arrestuar një person pasi në makinen e tij është gjetur një sasi e lëndës narkotike, kokainë.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.“Magjistralja Prishtinë-Mitrovicë 01.11.2020-20:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar dy qese të vogla (sasia nuk dihet) substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt” thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.