Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj deklaron se kryetari i PDK-së është në Gjykatë dhe se tani ka zero ide brenda organeve për zgjedhjen e kryetarit të ri.
Megjithatë, Hoxhaj thotë se PDK ka nevojë për analizim të situatës dhe të bëhen ndryshimet e nevojshme si një platformë të re politike me alternative.
Por mundësitë për zgjedhjen e një kryetari të ri, Hoxhaj thotë se këto çështje diskutohen në parti.
“Ne e kemi kryetarin në Gjykatë, mund të diskutohet zgjedhaj e kryetarit të ri por nuk ka diskutim në kryesi një herë. PDK po diskuton për ndryshimet e nevojshme. I takon anëtarësisë se kur duhet të zgjedhet kryetari i ri. Unë nuk e shoh pozitën time si vend pune, e kam marrë pozitën në një situatë të ndjeshme. Unë dua ta ndjek edhe ndërgjegjien time për dikë që është në Gjykatë. Ka zero ide në organe të partisë për zgjedhjen e kryetarit të ri, për konventë të re zgjedhore. PDK duhet ta analizojë situatën e pastaj të mirret vendimi nga organet e partisë. Edhe për zgjedhjen time eventuale si kryetar unë duhet të bisedoj me kolegët në parti. PDK ka nevojë për platformë të re politike që ofron alternativa për kërkesat e shoqërisë në vitin 2021 dhe organizim të ri politik. Këto i diskutojmë në parti. Kushdo që mund t’i bashlohet PDK-së është i mirëseardhur. Vlora Çitaku vjen në shtëpinë e saj, është e mirëseardhur. Unë nuk e kam marrë PDK-në.”, deklaroi ai në Kanal10.