Janë kërcënuar në kryerje të detyrës zyrtare disa zyrtar policor, shkruan Frontonline.
Njoftimin e ka bërë policia në raportin 24 orësh.
Raporti i policisë:
Baicë ,Gllogoc, 14.03.2021-16:32. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë qenë të përfshirë në një rast të aksident trafikut, të cilët njëkohësisht kanë kërcënuar dhe penguar zyrtarët policor në kryerje të detyrës zyrtare. Gjate arrestimit, të dyshuarit e kanë sulmuar fizikisht zyrtarin policor duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima dhe dy të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje.