×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Në Kosovë janë ngritur çmimet e konsumit në muajin e kaluar

    FrontOnline
    12 Korrik 2024

    Agjencia Statikëve të Kosovës- ASK ka ka publikuar çmimeve e konsumit. Vërehet se ka pasur një rritje për xhepin e konsumatorëve kosovarë.

    Të dhënat zbulojnë se indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 2,4 %në muajin Qershor 2024 krahasuar me muajin Qershor 2023.

    Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: biletat e fluturimeve(11,6%), lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (10,2%), pushime të organizuara (7,9%), pijet alkoolike (7,3%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (6,3%), kafja, çaji dhe kakao (6,1%), sheqeri, reçeli, mjalta, çokollata dhe ëmbëlsirat (5,7%), pemët (5,4%), qelqurinat, takëmet dhe mjetet e kuzhinës (5,1%), kujdesi personal (4,8%), gazetat, librat dhe materialet për zyra (4,3%), uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (4,2%), veshje (4,1%), gjërat dhe pajisjet tjera rekreative, kopshtet dhe manaret (3,8%), shërbimet financiare (3,7%), karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (3,3%), duhani (2,9%), mirëmbajtja dhe rregullimi i vendbanimit (2,7%), shërbimet hoteliere (2,6%), buka dhe drithërat (2,6%), shërbimet ambulantore (2,3%), qumështi, djathi dhe vezët (1,0%) dhe mishi (0,5%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2,5 për qind në IHÇK-it.

    Grumbulluesit e të dhënave pranë ASK-së, me seli në shtatë qendra rajonale (zyre rajonale statistikore), mbledhin përafërsisht mbi 6800 çmime gjatë periudhës nga data 10-20 të çdo muaji referues.

    Çmimet mblidhen në supermarkete, ndërmarrje shërbyese, dyqane, tregje dhe pika tjera të shitjes me pakicë në katërmbëdhjetë komuna të Kosovës:

     

    • Gjakovë
    • Gjilan
    • Istog
    • Kaçanik
    • Kamenicë
    • Mitrovicë
    • Rahovec
    • Pejë
    • Podujevë
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Suharekë
    • Ferizaj
    • Vushtrri
    • Stafi i zyrës qendrore të ASK-së në Prishtinë mbledh çmimet për artikuj dhe shërbime si rryma, uji, shërbimet postare dhe telekomunikacioni, për transportin ajror dhe hekurudhor./Front Online/

    Raporti i plotë KETU

    https://ask.rks-gov.net/Themes/PricesAndInflation

    Nga Rubrika
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Ditëve të fundit shumica e vendeve në Kosovë po përballen me mungesën e energjisë elektrike. Lidhur me këtë gjatë ditës së nesërme...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Zyra e Presidencës ka njoftuar se nesër presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të takohet me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kandidatja për deputete nga PDK, Sala Jashari, foli për raportet e ngushta mes familjes së saj dhe familjes së Rifat Jasharit. Ajo...
    Të tjera
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Hysni Gucati në emisionin Frontal në T7 ka treguar se ai ka pasur informacione se do të arrestohet brenda shtatorit Specialja. Gucati...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka treguar për takimin që e ka mbajtur me kryesinë e partisë, si...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë përditësimin e fundit sa i përket gjendjes nëpër pikëkalimet kufitare. Sipas infografikës së publikuar, më...
    Vip26 Dhjetor 2024
    Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta, e ka tallur Drilonin për suksesin e tij në boks. Ajo shkon aq larg...
    Lifestyle26 Dhjetor 2024
    Të bëhesh nënë, si shumë nga përvojat e mëdha të jetës, është një situatë kontrastesh: mund të jetë pika më e lartë...
    Bota/Rajoni26 Dhjetor 2024
    Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ndodhej në aeroportin e Sanas në momentin e sulmit izraelit. Ai...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.