×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Kosovë, gratë punëkërkuese më të shkolluara se burrat

    FrontOnline
    07 Shkurt 2021

    Në Kosovë, numri i grave punëkërkuese me shkollim të lartë është më i madh se sa numri i burrave, sipas Agjencisë së Statistikave.

    Sipas të dhënave, gra punëkërkuese me nivelin bachelor dhe master në dhjetor të vitit 2020 ishin 7.557, ndërkaq me të njëjtin nivel të shkollimit ishin 4.370 burra.

    Por, pavarësisht nivelit më të lartë të shkollimit, punësimi i grave është në nivel më të ulët. Sipas të dhënave zyrtare, niveli i punësimit te gratë në Kosovë është 14.4 për qind, ndërsa punësimi te meshkujt me 46.2 për qind. Shkalla e papunësisë në Kosovë është rreth 30 për qind, kurse çdo vit në tregun e punës në Kosovë hyjnë deri në 25 mijë persona.

    Linda Gashi, 24-vjeçare, e diplomuar në Fakultetin Juridik, qe dy vjet është në kërkim të një vendi pune. Për të, kjo është një nga sfidat më të mëdha, me të cilën përballet.

    Kam aplikuar për punë diku deri në 5 herë në institucionet publike dhe kur e kam parë që nuk po bëhet asgjë, e kam lënë, nuk aplikoj”, thotë ajo.

    Pothuajse në çdo konkurs pune të institucioneve publike, thotë ajo, kërkohet përvojë pune për pozitën e caktuar, që për Lindën ka qenë e pamundur të arrihet gjatë kohës kur ajo ka studiuar.

    Kam tentuar (pas diplomimit) të praktikoj profesionin tim në shumë vende, kam punuar edhe pa pagesë. I kam bërë 2 -3 lloj praktika, pasi që zakonisht kërkohet përvojë pune nëse aplikon për një vend pune. Jam munduar ta zhvilloj karrierën time”, thotë Gashi.

    E kam ditur nga gjeneratat më të vjetra se unë, se edhe ata nuk gjenin punë kur diplomonin”, shprehet ajo për REL.

    Barriera të shumta deri tek punësimi

    Luljeta Demolli, drejtoreshë ekzekutive në Qendrën Kosovare për Studime Gjinore, thotë për Radion Evropa e Lirë se në bazë të hulumtimeve të bëra, një grua në Kosovë mund të presë deri në 8 vjet për t’u punësuar.

    Sipas saj, gratë më vështirë vijnë deri te punësimi, pasi që ato kërkojnë një punë më të sigurt dhe një punë ku respektohet Ligji për pushimin e lehonisë dhe ku pagat janë më dinjitoze.

    Gratë e reja kanë interesim për të kryer fakultetin, për t’u përgatitur për punë, por vështirësitë paraqiten kur ato kërkojnë punë në sektorin publik apo privat. Burrat gjenden më lehtë pasi që edhe profesionet që kërkohen janë ende profesione ku kërkohen burrat më shumë”, thotë Demolli.

    Po ashtu, Demollli shton se ka gra që janë më të shkolluara se burrat dhe mund të gjejnë më lehtë punë, por nuk kanë lidhje me partitë politike, pasi, siç thotë ajo, “aktualisht në Kosovë partitë politike i punësojnë qytetarët”.

    Një gjë që po i pengon gratë për të hyrë në tregun e punës është kujdesi për fëmijët jo kur janë të vegjël, por kur janë në shkolla prej 7 vjet deri në 13 vjet, ku fëmijët nuk mund të dërgohen as në kopshte dhe nuk ka shkollim gjithë-ditor. Sistemi i arsimit nuk është i përshtatur me sistemin e punës për gratë dhe burrat në Kosovë, kështu që patjetër një prind duhet të sakrifikojë dhe të qëndrojë në shtëpi”, thotë ajo.

    Numri i të punësuarve në sektorin publik është mbi 83 mijë.

    Paga mesatare neto te shumica e punonjësve në Kosovë, sipas ASK-së, është mes 400 deri 500 euro në muaj. Nga mesatarja e kësaj pagese mujore janë vërejtur dallime gjinore me 0.1 për qind më e lartë te burrat sesa te gratë.

    Kosova prin me numrin më të vogël të punësimit të grave

    Krahasuar me vendet e rajonit, sipas Bankës Botërore, Kosova ka nivelin më të ulët të punësimit të grave.

    Sipas një raporti të Bankës Botërore, në vitin 2019 Shqipëria kishte shkallën e punësimit të grave mbi 50 për qind, Mali i Zi dhe Serbia afër 50 për qind, Maqedonia e Veriut mbi 40 për qind, derisa Bosnjë e Hercegovina rreth 30 për qind.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    “Emocion i papërshkrueshëm në Podujevën fisnike, në vet zemrën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku Turneu i Ndryshimit e vazhdoi rrugëtimin drejt...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Gjatë fundjavës në Kosovë pritet të mbizotërojë mot i vranët e kohë pas kohe edhe me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës,...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sonte mori pjesë në shënimin e 25-vjetorit të themelimit të Bankës Qendrore të Kosovës. “Është gëzim i...
    Të tjera
    Sport15 Nëntor 2024
    Rumania dhe Kosova ndeshen sonte në Bukuresht në kuadër të Ligës së Kombeve. Tashmë janë publikuar edhe formacionet.
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Drejtorin Rajonal për Evropë dhe Azi Qendrore të Bankës Botërore, Asad...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Një aksident mes katër veturave në rrugën Veternik-Bresje la të lënduar katër persona. Rastin për klankosova.tv, e konfirmoi zëdhënësja e policisë Arlinda...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka mbajtur tubim në Skenderaj, në palestrën që mban emrin e heroit Ilaz Kodra....
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, priti sot në takim Drejtorin e Departamentit Evropian të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Alfred Kammer. Sipas një komunikate për media,...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka njoftuar se pas skandalit me rezervat shtetërore, tash Qeveria ka shpallur procedurë të hapur dhe nuk...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.