Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme rreth orës 14:00 në Koshare kanë hasur në një fushë ku kanë qenë të mbjellura bimë të dyshuara si narkotike.
Sipas policisë, me vendim të prokurorit, bimët janë asgjësuar.
“ Njësia policore ka raportuar se ka hasur në një fushë të mbjellura me bimë të dyshuar narkotike, e llojit Marihuanë. Aty ishin të mbjellura 42 bimë të madhësisë së ndryshme. Me vendim të prokurorit, bimët janë shkulur dhe janë asgjësuar”, është thënë nga Policia e Kosovës./Front Online/