×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Kongresin amerikan ​paraqitet rezoluta që kërkon ndëshkimin e dhu*nës seksuale gjatë luf*tës në Kosovë

    FrontOnline
    21 Prill 2025

    Kongresistë amerikanë kanë paraqitur Rezolutën 26, e cila dënon krimet e dhunës seksuale të kryera gjatë luftës në Kosovë dhe u jep përkrahje të mbijetuarve të këtyre krimeve.

    Lajmi është bërë i ditur nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), e cila e cilëson këtë rezolutë si një zë të fuqishëm dhe të vonuar, por të domosdoshëm, në drejtim të kërkimit të drejtësisë për të mbijetuarit e dhunës seksuale.

    “Një betejë e gjatë, e dhimbshme dhe e heshtur që më në fund po merr vëmendjen që meriton. Mirënjohje për Vasfije Krasniqi Goodman – simbol i guximit – dhe Vera Mjeku për përkushtimin dhe zërin e palodhur në këtë rrugëtim drejt së vërtetës. Kjo rezolutë sjell shpresë për çdo të mbijetuar që ka pritur drejtësi për vite me radhë,” thuhet në reagimin e Shyrete Tahiri, Ramadan Nishori, përfaqësuese nga QKRMT.
    Rezoluta 26 konsiderohet si një hap i rëndësishëm ndërkombëtar për të theksuar nevojën për drejtësi dhe njohje për viktimat e dhunës seksuale gjatë konfliktit në Kosovë, si dhe për të rritur ndërgjegjësimin global mbi këto krime që shpesh janë mbetur në heshtje për dekada.

    Rezoluta është paraqitur nga kongresistja Julie Johnson, ndërsa është sponsorizuar nga kongresistë tjerë si Keith Self, Ritchie Torres, Jim McGovern, Marc Veasey, Alexandra Ocasio-Cortez, George Latimer, Mike Lawler dhe Ilhan Omar.

    “Forca e Vasfijes ka frymëzuar njerëz të shumtë në mbarë botën, por drejtësia për atë që ajo duroi kurrë s’ka ardhur. Kjo rezolutë dërgon një mesazh të qartë: komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të shikojë larg nga krimet e luftës. Të mbijetuarit meritojnë përgjegjësi – jo heshtje. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me atë që ndodhi 25 vjet më parë – ka të bëjë me atë që ne jemi të gatshëm të bëjmë tani për t’i mbrojtur të drejtat e njeriut, për t’i fuqizuar të mbijetuarit dhe për të thënë të vërtetën”, ka thënë kongresistja Johnson.

    Në rezolutë i kërkohet Qeverisë së Kosovës t’i mbajë zotimet ndaj të mbijetuarve dhe t’u japë prioritet rasteve të pazgjidhura të dhunës seksuale nga lufta e vitit 1999.

    I bëhet thirrje Qeverisë së Serbisë t’i ndjekë penalisht ata që janë përgjegjës për krimet seksuale gjatë luftës.

    I bën presion Qeverisë së SHBA-së që të lartësojë rastin e Vasfije Krasniqi-Goodmanit në angazhimet diplomatike me Serbinë dhe të forcojë përpjekjet e SHBA-së për ta parandaluar dhunën me baza gjinore në nivelin global.

    “Kjo rezolutë është dëshmi e një përkushtimi të palëkundur ndaj drejtësisë dhe llogaridhënies për 20 mijë të mbijetuarve të krimeve seksuale gjatë luftës në Kosovë. Faleminderit për mbështetjen tuaj të pandërprerë ndaj të mbijetuarve në kërkim tonë për drejtësi dhe llogaridhënie, dhe mezi presim ta zhvendosim këtë legjislacion në Komision për Punë të Jashtme dhe edhe më tej”, ka thënë Vasfije Krasniqi.

    Por, sipas një raporti të Qendrës Amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kjo shifër arrin deri në 20.000.

    Megjithatë, statusin ligjor si të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës e kanë marrë vetëm afër 2.000 persona./Telegrafi/

    Nga Rubrika
    Lajme02 Qershor 2025
    Pesë raste të dhunës në familje kanë ndodhur dje në rajonin e Prishinës, shkruan Periskopi. Njoftimi i plotë:     Prishtinë 01.06.2025-09:00. Ështe arrestuar...
    Lajme02 Qershor 2025
    Dje në QKUK ka ndërruar jetë një burrë që ishte i përfshirë në një aksident trafiku në Prizren. Trupi i pajetë i...
    Lajme02 Qershor 2025
    Policia ka njoftuar se ka pasur të shtëna me armë zjarri në Kamenicë, ku janë gjetur 16 gëzhoja. Tri armë janë gjetur...
    Të tjera
    Lajme02 Qershor 2025
    Remitancat vazhdojnë të kenë kontribut të madh në ekonominë e Kosovës, duke shënuar rritje të qëndrueshme edhe gjatë vitit 2025. Sipas të...
    Lajme02 Qershor 2025
    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni është i ftuar sonte në emisionin sportiv “Favorit” në T7. Hyseni foli rreth problemeve rreth...
    Lajme02 Qershor 2025
    Inspektorati Policor ka njoftuar se të shtunën ka ndodhur një incident mes disa personave, mes tyre një zyrtar policor. “Inspektorati Policor i...
    Lajme02 Qershor 2025
    Analisti Visar Ymeri ka komentuar protestën e përfaqësuesve të bizneseve të cilët të enjten kanë bllokuar hyrjet në Prishtinë, si shenjë kundërshtimi...
    Lajme02 Qershor 2025
    Sot do të fillojë Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Nën patronatin e presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, forumi...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.