Në kohë fushate, Komuna e Gjilanit ka vendosur të merret me shpërndarjen e ndihmave për familjet në asistencë sociale, shkruan Front Online.
Kjo shpërndarje e ndihmave është organizuar nga drejtoria komunale për shëndetësi e mirëqenie sociale të komunës së Gjilanit.
Pamjet nga Gjilani janë dërguar në adresën e Front Online, derisa mediumi është në pritje të një përgjigje nga Komuna, për detaje të tjera lidhur me shpërndarjen e ndihmave për qytetarët në kohë fushate.