Në Klinikën e Pulmologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, janë vjedhur shishet e alkoolit.
Në korridoret e klinikës ishin vendosur disa shishe me alkool, për tu mbrojtur nga Covid-19. Pacientët kishin mundësinë t’i dezinfektonin duart para se të kishin kontakt me personat e shtrirë në këtë klinikë.
Drejtoresha e kësaj klinike, Rukije Mehmeti e ka pohuar për Front Online se shishet e alkoolit që ata kanë vendosur janë vjedhur.
Ajo është shprehur se ato janë vjedhur nga vetë qytetarët.
Përveç shisheve të alkoolit, në këtë klinik janë vjedhur edhe pallomat e vendosura në dhomat e pacientëve, e për këtë akuzohen vetë ata. /Front Online/