U.D i drejtorit të Klinikës së Pulmologjisë, Musa Hoxha, në një intervistë për Front Online, tregon se në këtë klinikë ka pacientë në gjendje të rëndë, ku 70 prej tyre janë me oksigjeno terapi.
Ai thotë se që nga fillimi i pandemisë me Covid-19, Klinka është përballur me vështirësi të shumta.
“Numri më i madh ka qenë dashtë të hyjnë me oksigjeno terapi, duke marrë parasysh se klinika jonë nuk është e kyçur tërësisht apo është pjesërisht me oksigjen të lëngët sa i përket oksigjenit qendror kemi vetëm 36 shtretër të kyçur kurse shtretërit tjerë na është dashur t’i furnizojmë përmes bombolave të gazit të cilat na kanë paraqitur mjaft vështirësi gjatë tërë menaxhimit të kësaj pandemie”, tha Hoxha për Front Online.