KRU “Prishtina” njofton se gjatë ditës së sotme do të zhvillohen disa punime teknike, në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit.
Bëhet fjalë për punime në ndërrimin e gypit të ujit në rrugën ” Llapi” në Prishtinë, projekt ky i financuar nga KRU”Prishtina” dhe Komuna e Prishtinës.
“Konkretisht, do të realizohen punimet në kyçjen e gypit me diametër fi 200 mm. Andaj, njoftojmë konsumatorët e rrugës “Bajram Bahtiri” dhe rrugët përreth se do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 17:00. Faleminderit për mirëkuptim!”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.