Në një lokal në periferi të Romës është e ndaluar rreptësisht të flitet rreth koronavirusit.
Mbi banak është shkruar një mesazh mjaft i qartë: ‘’Të gjitha bisedat mbi virusin, izolimin apo virologjinë janë të ndaluara.’’
Sipas menaxheres së barit Cristina Mattioli, qëllimi i kësaj nisme është shkëputja e klientëve nga pandemia globale vetëm për pak kohë teksa konsumojnë kafe.
Për të ndihmuar në shpërqëndrimin e tyre, është vendosur një poster në të cilin janë shkruar tematika të ndryshme bisedash, përfshirë historinë dhe kulturën.