Tash e tri ditë nxënësit e Republikës së Kosovës i kanë “sy e vesh” nga Qeveria në detyrë.
Siç duket pritja e tyre për lajmin se a do të ketë pushim javën e ardhshme do të merr fund pas orës 15:00.
“ Në ora 15:00 mblidhet komiteti anticovid”, tha shkurt ajo.
Ndryshe, më 16 mars, Ministria e Arsimit,Shkencës dhe Teknologjisë, duke qenë se në arsim janë të përfshirë një numër shumë i madh i akterëve dhe për shkak të numrit të përgjithshëm në rritje të të infektuarve me COVID në vend, por edhe në mesin e mësimdhënësve, nxënësve dhe stafit tjetër në shkolla, ka propozuar që nga data 22 mars 2021 të ketë pushim një javor në arsimin parauniversitar.
Kurse institucionet parashkollore është propozuar të mos e ndërprejnë aktivitetin edukativo – arsimor.