×
  • Lajme
  • Lajme

    Në këtë ditë ndërrohet ora, akrepat do të kthehen 60 minuta pas

    FrontOnline
    26 Tetor 2024

    Të dielën akrepat e orës do të kthehen 60 minuta pas. Akrepat do të lëvizin prapa me një orë në 03:00, natën mes të shtunës dhe të dielës, 26 dhe 27 tetor, duke u ripozicionuar në orën 02:00.

    Kështu, do të mund të flihet një orë më shumë gjumë, por pasditet do të kenë një orë më pak dritë natyrale. Akrepat do t’i lëvizim vetëm në orët analoge, pasi të gjitha pajisjet e tjera digjitale të lidhura me internet do të përditësohen automatikisht me orarin e ri.

    Ora diellore do të qëndrojë në fuqi deri në 31 mars 2025, kur si gjithmonë në orën 03:00 të mëngjesit do të hyjë në fuqi ora ligjore, ose ajo verore. Përcaktimi i ndryshimit të orës nuk ka asnjëherë datë fikse, në të dyja rastet, por aplikohet gjithmonë natën mes të shtunës e të dielës së fundit të muajit tetor dhe muajit mars. Pavarësisht polemikave që prej disa vitesh kanë shoqëruar ndryshimin stinor të orës, ende nuk është vendosur asgjë nga BE.

    Diskutimi ishte mbi mbajtjen në fuqi të vetëm një ore ligjore, për të kursyer energji elektrike, arsye se pse është adoptuar që për herë të parë, ose mbajtjen e regjimit të orës diellore. Por, pikërisht për kursimin e energjisë, impakti në ekonomi apo edhe në mjedis, pasi sjell reduktim të CO2, ka ndikuar në mosvijimin e diskutimeve për ta hequr orën ligjore, pasi duhet të jetë një vendim unanim për të gjitha vendet e BE.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Tetor 2024
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, në konferencën për media është pyetur për Planin e Rritjes dhe për parakushtet që...
    Lajme26 Tetor 2024
    Kërcënim për demokracinë dhe sigurinë e ka cilësuar zyrtari i LDK’së, Visar Azemi, sulmin ndaj Kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxherit. Azemi ka...
    Lajme26 Tetor 2024
    Deputetja e LDK’sw, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pas sulmit fizik ndaj Kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherit. Kica-Xhelili ka thënë se...
    Të tjera
    Vip26 Tetor 2024
    Lela nuk është ndjerë e bezdisur kur Burimi e kishte prekur atë në qafë. “Në qafë edhe këmbët i kam tullusum të...
    Lajme26 Tetor 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka njoftuar për pritjen që i është bërë sot në aeroportin e Prishtinës,...
    Lajme26 Tetor 2024
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka arritur tashmë në Prishtinë. Ajo është pritur me ceremoni shtetërore nga presidentja e...
    Kronika26 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar për FrontOnline se është sulmuar nga dy persona Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri. Rasti për...
    Sport26 Tetor 2024
    Në kuadër të javës së dhjetë të Albi Mall Superligës në Kosovës sot pritet të zhvillohen dy ndeshje goxha të forta. Bëhet...
    Bota/Rajoni26 Tetor 2024
    Kryeministri britanik Keir Starmer ka reaguar ndaj sulmit që mbrëmë pas mesnate i bëri Izraeli, Iranit. Ai ka thënë se Irani nuk...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.