×
  • Kronika
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Morinë 66 vjeçari nga Kosova

    FrontOnline
    24 Maj 2021

    Një 66-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Kukës. Policia e këtij qyteti bën me dije se në pranga ka rënë T.P., i cili do të ekstradohet drejt Çekisë.

    Mësohet se i dyshuari ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municioneve”.

    Arrestimi i tij është bërë në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, ku Interpol Tirana kishte dërguar një kërkesë për arrestimin e tij nëse do të tentonte të kalonte kufirin.

    T.P. pas verifikimit dhe përpunimit të të dhënave në sistem ka rezultuar se është në kërkim dhe është prangosur në vend.

    Ai rezulton të jetë i dënuar nga Gjykata e Plzen Çeki me 1 vit, 5 muaj e 21 ditë burg.

    Shkëlqim Devolli takon guvernatorin e Texasit, Greg Abbott, flasin për rritje bashkëpunimi Kosovë – ShBA
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni20 Tetor 2024
    Izraeli ka shënjestruar disa lokacione në të gjithë Libanin, pasi ushtria njoftoi shënjestrimin e institucioneve financiare të lidhura me Hezbollahun. Tani, Aljazeera...
    Bota/Rajoni20 Tetor 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se ka pasur një takim të pa paralajmëruar me Drejtoreshën e Përgjithshme për...
    Bota/Rajoni20 Tetor 2024
    Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, tha të dielën se kishte urdhëruar dikasterin e tij që të fillonte procedurat ligjore kundër presidentit...
    Të tjera
    Lajme20 Tetor 2024
    Për të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në orët e mëngjesit mund të ketë mjegull apo vranësira...
    Kronika20 Tetor 2024
    Një motoçiklist ka pësuar lëndime trupore pas një aksidenti që ndodhi sonte rreth orës 19:20, në rrugën “Ahmet Haxhiu”, në Prishtinë. Kjo...
    Lajme20 Tetor 2024
    Politologu gjerman Alexander Rhotert, i ka kushtuar një shkrim tensioneve në Ballkanin Perëndimor. Ai thekson se “BE-ja është duke e injoruar agresivitetin...
    Kronika20 Tetor 2024
    Një veturë ka marrë flakë në fshatin Lluzhan të Podujevës. Ende nuk dihen arsyet që kanë çuar në djegien e saj, por...
    Sport20 Tetor 2024
    Basketbollisti Drilon Hajrizi ishte mysafir në Podcast-in “Përballje me Gazin” që prodhohet nga Veriu.info dhe Veriu TV. Hajrizi ka rrëfyer se si...
    Lajme20 Tetor 2024
    Sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, tronditi botën më 24 shtator të 2023-tës. Grupe terroriste të udhëhequra nga Millan Radoiçiq, vranë rreshterin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.