×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Në Karabak u bënë shkrumb, por armenët e azerët jetojnë në harmoni në një fshat

    FrontOnline
    12 Nëntor 2020

    Fshati Tsophi është një nga disa fshatrat e rajonit Marneuli të Gjeorgjisë ku armenët dhe azerët jetojnë dhe punojnë së bashku, pavarësisht konfliktit mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për Nagorno-Karabakun.

    Luftimet mes këtyre dy shteteve i kanë prekur emocionalisht edhe armenët dhe azerët që jetojnë në Gjeorgji, por fshatarët përpiqen që të mos grinden mes vete për këtë çështje, shkruan Free Europe, transmeton Gazeta Express.

    Fshati gjeorgjian, Tsophi, shtrihet afër trekëndëshit kufitar Gjeorgji – Armeni – Azerbajxhan
    “Për mua, lufta nënkupton vdekje, fund të jetës, fund të botës. Natyrisht, ndihem i lënduar, dhemb shumë. Pse tërë kjo gjakderdhje? A nuk munden ata që ta zgjidhin këtë në mënyrë paqësore”, thotë Nuradin Akhmedov, azer që jeton në këtë fshat.

    Nuradin Akhmedov, azer etnik që jeton në fshatin Tsophi të Gjeorgjisë
    Maksim Siradegian, armen që jeton në të njëjtin fshat, thotë: “Ushtarë të rinj po vdesin. Qytetarë paqësorë po bombardohen. Njerëzit po vdesin. Ata bombardojnë dhe djemtë tanë bombardojnë. Askujt nuk i nevojitet lufta, s’ka asnjë dobi prej saj.”

    Maksim Siradegian, armen etnik që jeton në fshatin Sophi
    Një banor tjetër, një i ri azer, i quajtur Elmir Anagiev, thotë se fshati ku ai jeton është mikëpritës dhe njerëzit janë të shoqërueshëm me njëri-tjetrin. “Një familje armene jeton në këtë ndërtesë, ne të tjerët jemi azerë. Në familjen time, ne flasim për luftën. Duam paqe dhe që gjakderdhja të ndalet”, thotë ai.

    Elmir Anagiev, një i ri azer që jeton në të njëjtën ndërtesë me një familje armene
    Banorët e fshatit Tsophi shpresojnë se të tjerët mund të mësojnë nga shembulli i tyre. Për ta, lufta është armiku i përbashkët.

    Disa gra në një rrugicë të fshatit
    Ndryshe, mbi 1.200 ushtarë armenë janë vrarë gjatë luftimeve që nisën me 27 shtator në Nagorno-Karabak, ndërsa forcat azere nuk e kanë publikuar numrin e ushtarëve të vrarë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Presidenti kinez Xi Jinping u zotua të bashkëpunojë me administratën e Donald Trump në SHBA, teksa zhvilloi bisedimet e fundit me presidentin...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Në vitin 2025, shumë pagamarrës do të shohin rritje të pagave të tyre. Megjithatë, rritjet mund të mos jenë të mjaftueshme për...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij më të fundit, ka thënë se sulmet “nuk janë kryer me fjalë” dhe se...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Ish-ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka reaguar pas përmendjes së tij nga Kryeministri Albin Kurti lidhur me debatet për doracakët për mësimdhënës...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Në vitin 2025, shumë pagamarrës do të shohin rritje të pagave të tyre. Megjithatë, rritjet mund të mos jenë të mjaftueshme për...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij më të fundit, ka thënë se sulmet “nuk janë kryer me fjalë” dhe se...
    Vip17 Nëntor 2024
    Edi e ka pranuar se Sara është e vetmja femër që ai pëlqen brenda shtëpisë më të famshme në vend. ”Është has...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, njofton për tubimin në hapësirat e Teatrit “Adriana Abdullahu” për siç e quan “një takim...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli i është kundërpërgjigjur ministrit Faton Peci, pasi ky i fundit tha se e ka parë emrin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.