-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Hagë do të kërkohet hedhja poshtë e disa pikave të aktakuzës

    FrontOnline
    30 Mars 2025

    Pasi për 2 vite u dëgjuan më shumë se 210 dëshmitarë të prokurorisë në gjykimin kundër ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit, prokuroria të premten do ta përmbyll këtë proces, nga lista fillestare e së cilit hoqi më shumë se 140 dëshmitarë.

    Thaçi dhe të tjerët, të akuzuar për bashkëveprim në krime lufte, kanë mohuar fajësinë për akuzat dhe ajo çfarë do të ndodhë menjëherë pasi prokuroria në Hagë të mbyllë këtë proces, është kërkesa e mbrojtjes për të hedhur disa nga akuzat.

    Avokati ish presidentit, Hashim Thaçi, Lluka Misetic i ka konfirmuar Radio Kosovës se “mbrojtja ka gjasa të kërkojë të hedhjen e disa pikave të akuzës”.

    Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, gjykatës së vendosur në Hagë, Angela Grep, i ka thënë Radio Kosovës se nëse mbrojtja e të akuzuarve do ta bëjë një kërkesë të tillë, ekipi i avokatëve ka njoftuar se i duhen 4 javë për t’u përgatitur për këtë pjesë.

    “Nëse trupi gjykues refuzon kërkesën e mbrojtjes për hedhje të akuzave, mbrojtjes i jepet kohë për t’u përgatitur për çështjen përkatëse”, ka thënë Griep.

    Zyra e Këshillit të Viktimave ka kërkuar gjithashtu që të dëgjohen dëshmitarët e saj.

    Griep megjithatë nuk ka treguar nacionalitetin e dëshmitarëve të viktimave dhe as se për cilat raste të përfshira në aktakuzë do të dëshmojnë.

    “Gjatë seancave të fundit, Këshilli i Viktimave ka njoftuar se dëshirojnë të paraqesin 3 apo 4 dëshmitarë dhe do t’u duhet një apo dy javë për të paraqitur dëshmitarët e tyre në këtë rast”, ka thënë ajo.

    Mbrojtja e të akuzuarve ka njoftuar se nëse refuzohet kërkesa për hedhje të akuzave do t’i duhen 10 javë pune për të përgatitur rastin. Megjithatë trupi gjykues do të vendos për kohën e saktë që do t’u jepen palëve për të përgatitur për rastet e tyre.

    Nga Rubrika
    Lajme02 Prill 2025
    Sikurse sot edhe nesër qysh herët në mëngjes duke filluar nga ora 08:00 aktivistët e grupit ‘’Asnji cent ma shumë’’ do të...
    Lajme02 Prill 2025
    Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka takuar Sekretarin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Lammy. Sveçla tha...
    Lajme02 Prill 2025
    Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës mbajti sot mbledhjen e radhës, ku u diskutua për zhvillimet politike në vend dhe përgatitjet...
    Të tjera
    Lajme02 Prill 2025
    Elon Musk ka vendosur të largohet para kohe nga roli i tij në qeverinë amerikane, një lëvizje që ka shkaktuar tronditje në...
    Lajme02 Prill 2025
    Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) e ka çuar përpara planin për shtrenjtimin e rrymës, pasi njofton se ka siguruar mbështetje edhe...
    Lajme02 Prill 2025
    Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka deklaruar për “Front Online” se pas gjobës nga Gjykata ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti...
    Bota/Rajoni02 Prill 2025
    Një grua nga Pensilvania e ShBA-së po kërkon dëshpërimisht për një xhaketë të cilën e dhuroi për bamirësi, pasi kuptoi se kishte...
    Lajme02 Prill 2025
    Mendimi për motin – 2.04.2025 Megjithë vransirave, ditën e enjtë në vend do të ketë më shpesh intervale me diell. Aty këtu...
    Lajme02 Prill 2025
    Policia e Rajonit të Prishtinës njofton se po vazhdon angazhimet policore për ngritjen e sigurisë në trafik. Me anë të një kumtese...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.