×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Në gjysmë të gushtit, punëtorët e Postës ende pa paga të korrikut

    FrontOnline
    12 Gusht 2021

    Kanë mbetur edhe pak ditë deri në gjysmën e dytë të muajit gusht, përderisa punëtorët e ndërmarrjes publike, Posta e Kosovës, ende nuk i kanë marrë pagat e muajit korrik, raporton portali Front Online.

    Për vonesat e pagave të punëtorëve, menaxhmenti i ndërmarrjes fajëson menaxhmentin e ndërmarrjes tjetër publike, Telekomi i Kosovës, për mospagesë të borxheve, si dhe mos kompensimin e humbjeve për ofrimin e Shërbimit Universal Postar, që nga viti 2014, nga Ministria e linjës.

    “Vonesa në procedim të pagave është rezultat i gjendjes financiare të ndërmarrjes, që ka rezultuar nga pamundësia e inkasimit të borxheve të akumuluara nga Telekomi i Kosovës, si dhe nga mos kompensimi i humbjeve për ofrimin e Shërbimit Universal Postar, që nga viti 2014, nga Ministria e linjës”,  kanë bërë të ditur për Front Online nga Posta e Kosovës.

    Tutje në përgjigjet e Postës, thuhet se menaxhmenti i kësaj ndërmarrje është duke u angazhuar që punëtorët t’i marrin pagat sa më parë.

    “Menaxhmenti i PK Sh.A. është duke u angazhuar maksimalisht që në afatin sa më të shkurt kohor të procedojë pagesat e pagave të punonjësve”, kanë bërë të ditur nga Posta.

    Lidhur me problemet financiare të ndërmarrjeve publike, “Posta e Kosovës” dhe Telekomi, FrontOnline, i ka dërguar pyetje edhe në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik për t’i pyetur se cila është strategjia e kësaj Ministrie për stabilizimin e gjendjes në Postë dhe Telekom, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk kanë kthyer përgjigje.

    Përndryshe, gjendja e rëndë financiare në dy ndërmarrjet publike, Posta dhe Telekomi i Kosovës, është rezultat i mbi punësimit, si dhe nënshkrimit të kontratave të dëmshme nga menaxhmentet e kaluara. /Front Online/

     

     

     

    Nga Rubrika
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Të tjera
    Sport13 Janar 2025
    Lojtarët e Barcelonës fituan Superkupën e Spanjës mbrëmë, duke mposhtur rivalin historik Real Madridin me rezultat 5-2. Nga finalja e luajtur në...
    Lajme13 Janar 2025
    Të enjten dhe të premten (16 – 17 janar) në Kosovë do të qëndrojë një delegacion prej tre anëtarësh i Asamblesë Parlamentare...
    Vip13 Janar 2025
    Një moment fantastik është krijuar në mes Vullnetit dhe Gresës duke u kujdesur për foshnjën e tyre të improvizuar. Ata u kujdesën...
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku, gjatë vizitës së tij në Kampusin e Shkollave të Mesme në Viti, ka vlerësuar projektin...
    Lajme13 Janar 2025
    Më 15 janar 2025, në Bruksel, do të zhvillohet takimi i parë inaugurues i Komisionit të Përbashkët për çështjen e të pagjeturve...
    Vip13 Janar 2025
    Këngëtarja Dafina Zeqiri ka reaguar për bullizimin dhe lojën agresive që banorët e BBVA4 po bëjnë ndaj Gjestit. ”Fu*k bullizem, still standing”,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.