Gripi i shpezëve i tipit H5N8 është gjetur në një fermë shpezësh në rajonin verior të Gjermanisë, Schlesëig-Holstein.
Lajmin e bëri të ditur Ministria e Bujqësisë e kësaj republike, duke thënë se rastet erdhën pas shpërndarjes së këtij gripi në mesin e zogjve të egër në rajon.
Tetë pula ngordhën brenda një kohe të shkurtër në një fermë të këtij rajoni, njoftuan autoritetet, duke shtuar se pjesa tjetër e shpezëve në këtë fermë janë eliminuar në mënyrë profesionale.
Më herët këtë vit, një rast i gripit të shpezëve H5N8 u konfirmua në një fermë shpezësh në rajonin verior të Saksonisë së Ulët, shkruan Reuters.
Ndryshe, Ministria e Bujqësisë e Holandës të enjten dha urdhër për eliminimin e 200.000 pulave pasi gripi shumë ngjitës u zbulua në një fermë në qytezën Puiflijk.
Të hënën, Britania e Madhe urdhëroi që të eliminohen 13.000 zogj në Frodsham pasi edhe atje u gjetën raste të këtij gripi.