Luana Vjollca së fundi është duke u komentuar jashtëzakonisht shumë.
Kjo pasi është duke u marrë shumë me bullizmin.
Përmes rrjeteve sociale ajo po shtron tema të ndryshe, ku ndër të tjera po ndanë përvoja edhe nga jeta e saj personale.
Së fundi përmes një postimi në profilin e saj të ‘Instagramit’, ajo ka ilustruar dallimin e jetës në ‘Instagram’ drejt asaj që fshehet pas asaj.
E Luana me ndjekësit e saj ka ndarë një foto personale.
Pa grim, përtej filtrave, në gjendje të rëndë emocionale, ajo është shfaqur siç nuk e kemi parë kurrë më parë.
“Ne kurrë nuk e dimë çfarë fshihet prapa një buzëqeshjeje. Bëhu i sjellshëm.”, shkruan ndër të tjera ajo.