Policia ka njoftuar se është arrestuar një person në fshatin Kaliqan të Istogut.
Ai dyshohet se në gjendje të dehur e ka djegur shtëpinë e tij.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore dhe zjarrfikësit dhe e kanë lokalizuar zjarrin.
Policia bën të ditur se përveç dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“ZJARRVËNIE- Fsh. Kaliqan, Istog 12.03.2023, 04:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur kishte djegur shtëpinë e tij. Njësitë relevante policore si dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.