Dy raste jo të hijshme janë regjistruar dje në Kosovë.
Në paraditën e djeshme në Gjakovë, Policia ka arrestuar një mashkull kosovar pasi që ai ka sulmuar fizikisht nënën e tij dhe i ka marrë para me forcë.
Viktima nuk ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Në kohën e njëjtë është regjistruar edhe një vepër penale në Malishevë.
Policia ka arrestuar atë meqë ka kanosur gruan e tij.