Edicioni i ri i “Ligës Gjergj Kastrioti”, një garë prestigjioze dhe fryt i bashkëpunimit mes Federatës së Volejbollit të Kosovës dhe Federatës Shqiptare të Volejbollit, hapet këtë fundjavë me ndeshje emocionuese në dy grupe, për meshkuj dhe femra.
Grupi A do të zhvillojë ndeshjet e para në Tiranë:
• Meshkujt në Pallatin e Sporteve “Asllan Rusi”,
• Ndërsa femrat në “Farka Volley”.
Grupi B do të luajë ndeshjet e tyre në Kosovë:
• Meshkujt në “Palestrën e Re” në Lipjan,
• Ndërsa femrat në “Bill Klinton” në Ferizaj.
Kjo garë e re dhe e veçantë pritet të sjellë duele të nivelit të lartë dhe një frymë bashkëpunimi sportiv ndërmjet dy vendeve, siç është dëshmuar edhe në edicionet e kaluara.