Sot (14 shkurt) shënohet Dita e të Dashuruarve apo siç njihet nga të gjithë Shën Valentini.
Njerëzit në këtë ditë shprehin dashurinë për të dashurin, të dashurën, burrin apo gruan.
Një dedikim me rastin e kësaj feste e ka bërë edhe këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Xhensila Myrtezaj.
Ajo ka shpërndarë disa fotografi, në të cilat me anë të disa fjalive e përkufizon termin – dashuri.
Postimi i plotë i Myrtezajt:
“Vallë a nuk është dashuria plot besim që arrin t’i bëtë këto gjëra? Vallë a nuk është dashuria që të bën ta dëbosh të keqen? Vallë a nuk është dashuria që bën të flasësh gjuhë të reja?
Gjuhën e mirëkuptimit, të gëzimit, të paqes, të shpresë…?
Vallë a nuk është dashuria që largon çdo dredhi, lëngatë e helm vdekjeprurës? Vallë a nuk është forca e dashurisë që shëron çdo dhimbje të zemrës, madje edhe ato fizike
Prandaj, urime ty që e feston dashurinë!”.