Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 15-21 korrik 2024 ka shqiptuar 1,694 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr edhe 13 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.
Ndërsa, janë raportuar 53 aksidente, prej tyre aksidente me lëndime kanë qenë 19, persona të lënduar 32 dhe aksidente me dëme materiale 34 persona.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.