Kandidatja demokrate për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ditën e zgjedhjes ka rrëfyer se i ka mendtë te nëna e saj e ndjerë.
“Po përpiqem ende të qëndroj e fokusuar te detyra që duhet kryer… Po kontaktoj njerëz në të gjithë vendin për t’u kujtuar që të dalin e të votojnë, sepse qendrat e votimit janë ende të hapura për disa orë të tjera, të paktën, por po reflektoj për të”, ka thënë Harrisi.
“Maya dhe familja ime janë të gjithë me mua, kështu që janë të gjithë në shtëpi dhe fëmijët po vrapojnë gjithandej. Pra, kam familjen me vete – por, po, reflektoj për nënën time”.
“Reflektoj për xhaxhallarët dhe hallat e mia që na rritën dhe që nuk janë më këtu. Por e di që ata po më shohin,” tha ajo për ‘WNOV The Voice,’ një stacion në pronësi të komunitetit afro-amerikan në Wisconsin.
Nëna e Harrisit, Shyamala Harris, shkencëtare biomjekësore me nam, kishte vdekur më 2009./Klan Kosova/