×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Ditën e të Drejtave të Njeriut, KMDLNJ kujton mjekun e zhdukur, Hafir Shala

    FrontOnline
    10 Dhjetor 2020

    Sot shënohet përvjetori i 72-të i miratimit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, siç njihet ndryshe si Dita e të Drejtave të Njeriut.

    Në këtë ditë, KMDLNJ ka kujtuar mjekun e zhdukur në luftë Hafir Shala për fatin e të cilit akoma nuk dihet asgjë.

    “Dr. Hafir Shala ishte humanist (aktivist i Sh , B . “ Nëna Tereze “), aktivist për të drejtat e njeriut (bashkëpunëtor i KMDLNj –së), mjek i diplomuar në Universitetin e Zagrebit, Kroaci, ish i burgosur politik i torturuar në llogoret dhe kampet në Kosovë si dhe në Kroaci ku vuajti dënimin bashkë me Fituesin e Çmimit Saharov, Adem Demaçi, demokrat dhe liberal i orëve të para si dhe mjek që i ka shërbyer me devotshmëri dhe profesionalizëm civilëve si dhe ushtarëve të UÇK-së,para dhe në fillim të luftës, deri në momentin kur arbitrarisht u arrestua nga Sigurimi shtetëror i Serbisë më datë 10 prill 1998 në fsh. Sllatinë, në autorrugën Prishtinë – Pejë”, thuhet në komunikatën e KMDLNJ-së.

    Shala është arrestuar arbitrarisht në prani të dy dëshmitarëve, Shaban Neziri dhe Hetem Sinani, pasi kanë udhëtuar në të njëjtën veturë dhe nga 10 prilli 1998 asgjë nuk dihet për fatin e tij.

    KMDLNJ thotë se Hafir Shala arbitrarisht u arrestua nga shteti i Serbisë për faktin se deshi të jetojë në përputhje me të drejtat e njeriut që ia garanton Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara.

    “Gjatë dhe pas arrestimit arbitrar, Dr. Hafir Shalës i janë shkelur të gjitha nenet e Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara si e drejta të jetojë i lirë dhe e drejta për një gjykim të drejtë nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme sikur i është nënshtruar ( sipas dëshmitarëve ) një trajtimi degradues, çnjerëzor dhe është torturuar , pa iu mundësuar e drejta e barazisë para ligjit dhe gjyqit. Arrestimi arbitrar, i ndaluar me të gjitha dokumentet ndërkombëtare dhe kombëtare për të drejtat e njeriut, në rastin e Dr . Hafir Shalës është bërë nga shteti i Serbisë e cila ka ratifikuar këto dokumente”, thuhet në komunikatë.

    KMDLNJ më tej vlerëson se familjes së Dr. Hafir Shalës i janë shkelur të drejtat e njeriut nga ata që janë të thirrur pikërisht t’i mbrojnë këto të drejta si; ish–Tribunali për Krime Lufte për ish–Jugosllavinë në Hagë, Policia dhe gjykatat e UNMIK-ut, Policia dhe gjykatat e EULEX – it dhe, së fundi nga Policia, Prokuroria dhe Gjykata Speciale në Hagë, që sipas tyre, jo që nuk e kanë trajtuar fare rastin e arrestimit arbitrar dhe zhdukjes së doktorit ,por se me veprimin apo mosveprim kanë kontribuar në fshehjen e këtij rasti në kohën kur adresa e përgjegjësisë është shumë e qartë Serbia.

    Me rastin e 10 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Prishtinë solidarizohet me të gjithë ata të cilëve brutalisht u shkelen të drejtat e njeriut anekënd botës.

    KMDLNj kërkon drejtësi dhe informata për Dr. Hafir Shala dhe të gjithë të tjerët që iu janë nënshtruar brutalitetit arbitrar, që nga ndalimi arbitrar e deri te zhdukja pa gjurmë sikur që kërkon përgjegjësi për të gjithë ata që e planifikuan, e organizuan.

    Në këtë kontekst, KMDLNj vlerëson se angazhimi i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, i cili ka mandat të plotë të veprojë edhe në kushte lufte ka qenë i pamjaftueshëm në ndriçimin e rastit të Dr. Hafir Shala, civilëve dhe pengjeve tjera të luftës që sot janë në listën e personave të zhdukur.

    “Dr. Hafir Shala ishte dhe është personifikim i vuajtjeve dhe sakrificës së mbi 1650 personave që ende konsiderohen si të zhdukur në Kosovë, i mbi 12,000 të vrarëve dhe të ekzekutuarve, i qindra mijëra të torturuarve në kushte lufte dhe para lufte, i mijëra të dhunuarve në çfarëdo mënyre, i dhjetra qindra mijëra të zhvendosuver dhunshëm brenda dhe jashtë Kosoves , është zëri i mijra të burgosurve politik dhe të robërve të luftës, është zëri i përpjekjeve për liri dhe të drejtat e njeriut të garantuara me Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara e që iu janë mohuar brutalisht, është zëri që kërkon përgjegjësi për të gjithë ata që kanë bërë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, pa bërë asnjë dallim në baza etnike , bindjeve politike, statusit në shoqëri, moshës, gjinisë, bindjeve fetare dhe kulturore, pra është zëri i realizimit të drejtave të njeriut të përcaktuara nga Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e KMDLNJ’së.

    Prince Espresso miku më i mirë i yjeve të Sunny Hill Festival
    Nga Rubrika
    Lajme10 Shtator 2024
    KFOR-i ka bërë të ditur se qëndrimi i tyre për hapjen e urës së Ibrit për qarkullim të automjeteve ka qenë transparent...
    Lajme10 Shtator 2024
    Janë liruar dy politikanët serbë që prishen qetësinë gjatë vizitës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në veri. Lajmin e konfirmoi Veton...
    Lajme10 Shtator 2024
    Paneli i Gjykatës së Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ia ka ulur dënimin ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafës nga 22...
    Të tjera
    Lajme10 Shtator 2024
    Gjatë vizitës në Leposaviq, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe ministri i Punëve të...
    Lajme10 Shtator 2024
    Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, gjatë ditës së sotme ka marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të...
    Lajme10 Shtator 2024
    Drejtori i KIPRED, Lulzim Peci, ka thënë se arrestimi i sotëm i aktivistit serb Aleksander Arsnijevic për shkak të fishkëllimës është një...
    Sport10 Shtator 2024
    Janë bërë më shumë se gjashtë vite që prej se Cristiano Ronaldo u largua nga Real Madridi atë kohë për t’u transferuar...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, është takuar me shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav. Bëhet e ditur...
    Lajme10 Shtator 2024
    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Lirive të Njeriut ka reaguar pas arrestimit të politikanit serb, Aleksandar Arsenijeviqit, pas fishkëllimave që...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.