Sot shënohet “Dita e të Dashuruarve” apo “Shën Valentini”.
Të shumtë këngëtarë kanë zgjedhur këtë ditë që të lansojnë projektet e tyre muzikore.
Edhe Dafina Zeqiri ka sjellur projektin e saj të finalizuar me videoklip “Mos e lëndo”.
Ky projekt ishte pjesë e albumit të lansuar nga Dafina muaj më parë “Dafinë Moj”.
Këngëtarja pati sqaruar se ky është projekti i fundit nga albumi që e realizon me videoklip.
Ndryshe në videoklipin e realizuar mori pjesë edhe i dashuri i këngëtares Dj Geek.
https://youtu.be/zfsM6m05tAE