×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Ditën e Flamurit nderohen dëshmorët e Gllogjanit

    FrontOnline
    28 Nëntor 2020

    Në nderim të 28 Nëntorit “Ditës së Flamurit”, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, i shoqëruar edhe nga kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, kanë bërë homazhe në kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan.

    Paraprakisht kanë marrë pjesë në inagurimin e dy lapidarëve kushtuar dëshmorëve dhe martirëve të Komunës së Deçanit në fshatin Isniq dhe Carrabreg të Ulët.

    Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, tha se po nderojnë dëshmorët dhe heronjtë e kombit, derisa ka uruar festën e flamurit.

    “Jemi sot të nderuar që nderojmë bashkë edhe pse në kushte pandemie. Ju faleminderit të gjithëve për kujdesin pra për nderim jo vetëm këtu në Gllogjan, po në Deçan, Isniq, e çdo kund ku pushojnë heronjtë, ku pushojnë çlirimtarët, liridashësit. Gëzuar festa e flamurit e të bashkuar qofshim gjithmonë”, tha ai.

    Ndërsa, kryetari i Komunës së Decanit Bashkim Ramosaj, tha se e kanë zgjedhur 28 Nëntorin për inaugurimin e dy lapidarëve duke e ditur rëndësinë e kësaj date për shqiptarët.

    “Ditë më parë ku kemi filluar punimet në kompleksin memorial edhe në Isniq edhe në Carrabregun e Poshtëm që i kushtohet dëshmorëve dhe martirëve të kombit. Po ashtu gjatë diskutimit që kemi pasur kemi vendosur që data 28 Nëntor për hir të nderimit për dëtë datë që është shumë e rëndësishme për popullin shqiptar t’i inaugurojmë këto dy lapidare. Në ndërkohë ka qenë vendim i joni që të bëjmë homazhe edhe pse organizim i reduktuar me nderu edhe në Kompleksin e Dëshmorëve të kombit në Gllogjan, ku prehen thuajse të gjithë heronjtë dhe dëshmorët e kombit e që bëjnë pjesë nga Komuna e Deçanit…E kemi për detyrë në këto data të rëndësishme të tregojmë identitetin tonë, të kaluarën tonë, së paku ta kujtojmë apo ta nderojmë në këto mënyra edhe pse është pandemi”, tha ai.

    Haradinaj në homazhe është shoqëruar nga ministri i Drejtësisë Selim Selimi, ai i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, si dhe deputetë të kësaj ane./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Qeveria e Kosovës e ka mbajtur një mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar dy vendime. Zyra e Kryeministrit njoftoi për miratimin...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nisma Socialdemokrate, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, në një...
    Lajme17 Nëntor 2024
    UEFA sot pritet të marrë vendim rreth ndeshjes Rumani-Kosovë, e cila u zhvillua të premten në Bukuresht. Ndeshja u ndërpre si shkak...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Javën që po hyjmë, në Kosovë pritet të mbizotërojë mot i vranët, me ngrica, reshje bore e me intervale me diell. Sipas...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kooperativa Bujqësore, ”Krusha”, ka reaguar mbi zhvillimet e fundit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë e cila së fundit refuzoi aplikimin e...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Një sulm izraelit ndaj një pallati shumëkatësh në Gazën veriore, shkaktoi dhjetëra dhe vrarë dhe të plagosur. Ndërsa ende nuk ka një...
    Sport17 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Kosovës në grupmoshën U21 ka shënuar fitore edhe në miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut. Sot në Maqedoninë e...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Trusti Pensional i Kosovës ka njoftuar se përkohësisht janë jashtë funksionit uebfaqja dhe shërbimi online eTrusti. Kjo për shkak të një problemi...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Anëtari i kryesisë së AAK-së Daut Haradinaj, ka reaguar pas raportimit se kryetarja e Komisionit Parlamentar për Bujqësi Fitore Pacolli ka ndikuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.