Në shënimin e Ditës Botërorë për përkujtimin e viktimave në trafikun rrugor sot do të lansohen aktivitetet e të cilat e shënojnë këtë ditë.
Nga Ministria e Infrastrukturës kanë bërë të ditur se në ora 11:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë do të bëhet lansimi dhe publikimi i aktiviteteve javore për të shënuar Ditën Botërore për përkujtimin e viktimave në trafikun rrugor.
Në lansimin e aktiviteteve javore për të shënuar Ditën Botërore për përkujtimin e viktimave në trafikun rrugor do të marrë pjesë edhe ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi.