Vjen një humbje e papritur për Manchester Cityn. Skuadra e Pep Guardiolas është mposhtur nga Leeds Unitedi në shtëpi.
Leeds United që drejtohet nga Marcelo Bielsa e ka mposhtur Manchester Cityn me rezultat të ngushtë, 1:2, shkruan FrontOnline.
Pjesa e parë i takoi mysafirëve me golin e shënuar nga Stuart Dallas në minutën e 43-të të ndeshjes.
Në minutën e 73-të, “Qytetarët” gjetën golin e barazimit përmes Ferran Torresit për 1:1.
Ndonëse me një lojtar më pak nga pjesa e parë, Dallas gjeti golin e fitores për Leeds Unitedin në minutën e 91-të të ndeshjes.
Goli i Dallasit u asistua në mënyrë të bukur nga futbollisti shqiptar, Ezgjan Alioski.
Me fitoren e sotme, Leeds Unitedi ngritet në vendin e nëntë në tabelë me 45 pikë të tubuara.
Kurse, Manchester City vazhdon të jetë lider me 74 pikë sosh./FrontOnline/