Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është deklaruar rreth dorëheqjes së kryetarit të AAK-së në Obiliq nga kjo parti.
Haradinaj, ka thënë menjëherë në ditën e zgjedhje të 14 shkurtit ka pas një bisedë me të, pas votave të pakta që kanë marrë si AAK në këtë komunë.
“Unë e kam pas një bisedë ditën e zgjedhjeve, si bashkëluftëtar, si koleg. Pas dy mandateve të tij ne kemi pas rënie të madhe në Obliq, kemi rënë në 1800 vota”, ka thënë Haradinaj në Kanal10, shkruan Front Online.
Ai , ka deklaruar se nuk ia ka kërkuar asnjëherë largimin Xhafer Gashit, pavarësisht rënies së votave për AAK-në, në Komunën e Obliqit.
“Rënia që i ka ndodhë ka qenë shumë e madhe. Në bisedë i kam thënë kjo nuk është në rregull, çka u bë me këtë rezultat, nuk ia kam kërkuar largimin”, ka shtuar Haradinaj.
“Me sa kam dëgjuar Gashi po shkon në LDK, se në Vetëvendosje i kanë thënë nuk kemi nevojë”, ka shtuar Haradinaj./Front Online/